Politika e kthimit dhe rimbursimit
Kthimi ose ndërrimi i produktit lejohet brenda 7 ditëve nga data e marrjes së porosisë. Pas këtij afati, kthimi ose ndërrimi i produktit nuk mund të pranohet.
Produkti duhet të jetë në gjendje origjinale, i papërdorur, i padëmtuar dhe me paketimin original, përfshirë kutinë, certifikatën dhe çdo aksesor shoqërues. Produktet e dëmtuara nga përdorimi nuk pranohen për kthim.
Produktet e personalizuara, produktet e bëra me porosi, produktet me përmasa të ndryshuara ose të modifikuara sipas kërkesës së klientit nuk mund të kthehen ose të rimbursohen.
Në rast se produkti ka defekt nga prodhimi, riparimi, zëvendësimi ose korrigjimi bëhet pa kosto shtesë për klientin. Produkti duhet të dërgohet për verifikim përpara se të aprovohet zëvendësimi ose riparimi.
Rimbursimi, nëse aprovohet, bëhet pasi produkti të jetë kthyer dhe kontrolluar nga ana jonë. Rimbursimi bëhet me të njëjtën metodë pagese që është përdorur gjatë blerjes.
Shpenzimet e transportit për kthimin e produktit zakonisht mbulohen nga klienti, përveç rasteve kur produkti ka defekt nga prodhimi ose është dërguar gabim.
Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë kthimin ose rimbursimin nëse produkti nuk përmbush kushtet e mësipërme.
Për çdo kërkesë për kthim, ndërrim ose rimbursim, ju lutem kontaktoni shërbimin ndaj klientit brenda afatit të përcaktuar.



